Si të postoni / FAQ

Krijoni llogari ose hyni në llogarinë tuaj. Në versionin publik verifikoni emailin nga lidhja që merrni në postë. Zgjidhni “Publiko shpallje”, plotësoni kategorinë, lokacionin, çmimin dhe kontaktin, dhe shtoni fotografitë.

Publikimi bazë është falas. Shpalljet dhe profilet e bizneseve shfaqen publikisht pas miratimit të administratorit. Ndiqni statusin dhe arsyen e refuzimit në panelin tuaj.

Kërkimi filtron sipas tekstit, kategorisë, lokacionit dhe valutës EUR ose RSD. Kontaktet e shpalljeve përdoren për komunikim direkt me publikuesin.

Për reklamë javore hap “Paneli im” → “Ofertat javore” → “Ofertë e re”. Regjistro fillimisht biznesin dhe prit miratimin e profilit. Pastaj plotëso titullin, kushtet, fotografitë, çmimin opsional dhe datat. Administratori shqyrton reklamën dhe afatin së bashku; ajo shfaqet vetëm brenda afatit dhe hiqet automatikisht kur skadon. Mund të promovosh edhe një shpallje të miratuar nga tab-i përkatës.

Te Punësimi zgjidh “Ofroj punë” ose “Kërkoj punë”. Te Kërko & Merr Oferta përshkruaj nevojën dhe buxhetin opsional; përgjigjet merren drejtpërdrejt përmes kontaktit të vendosur. Te Me Qira shëno periudhën dhe kushtet në përshkrim. Lajmet shfaqen automatikisht vetëm nga burime të miratuara kur rregullat e publikimit janë aktive; rastet e paqarta i kalojnë administratorit. Njoftimet e komunitetit dërgohen përmes formularit.

Te “Rinia dhe komuniteti” gjen evente me kalendar, turne, mundësi për të rinjtë, termine shërbimesh, kërkesa për oferta, ushqim me zbritje dhe grupe lokale. Hyr në llogari për të krijuar një publikim ose për t’u regjistruar. Publikimet e reja dhe njoftimet e grupeve kalojnë në miratim. Nga “Pjesëmarrjet e mia” ndjek regjistrimet dhe rezervimet. Terminet dhe aplikimet presin konfirmimin e organizatorit.

Si të postoni / FAQ | LIDHNA